Sopranoja shqiptare me famë botërore ngjitet për herë të parë para publikut grek

schedule21:17 - 21 Shtator, 2020

schedule 21:17 - 21 Shtator, 2020

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho më 10 tetor do të performojë në Operën Kombëtare Greke. ”Sopranoja më e famshme në botë”, sipas Economist-it, ‘Madama Butterfly më e mire që Londra ka parë në shumë vjet’,’ sipas Independent dhe “Një paraqitje triumfuese” sipas “Guardian”, shkruajnë mediat greke.

“Ermonela Jaho unike, një nga sopranot më të famshme në planet, tashmë ndodhet në Athinë për provat e Madama Butterfly të Operas Kombëtare, e cila do të ketë premierën më 10 tetor në Sallën Stavros Niarchos të GNO në SNFCC” thekson Opera Kombëtare Greke.

Opera Kombëtare Greke ka publikuar edhe foto nga provat. “Provat për “Madama Butterfly vazhdojnë në Operën Kombëtare, me të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e pjesëmarrësve”./ db/Abcnews.al