Sopranoja Marigona Qerkezi: Uroj që ndërtimi i operas në Kosovë te bëhet realitet

schedule19:03 - 19 Shtator, 2021

schedule 19:03 - 19 Shtator, 2021

Nga Leontina Nika

Sopranoja Marigona Qerkezi është një nga zërat e veçantë të muzikës lirike. Artistja kosovare, që në moshën 6 vjeçare ka interpretuara në skena të ndryshme të rajonit dhe Evropës. Lajmi për ndërtimin e teatrit të operas në Kosovë e ka mirëpritur, por shpreson që kjo mos mbetet thjeshtë në një copë letër.

Qerkezi rrjedh nga një familje artistësh, mësimet për kanto i ka marrë nga e ëma mezosoprano.

Qerkezi në repertorin e saj gjithnjë edhe në Evropë përfshinë këngë shqiptare të cilat thotë se mirëpriten nga spektatori, edhe kësaj here në një koncert në Shqipëri i dha zë disa pjesëve të reja të kompozitorit, Aulon Naçi.

Përfaqësimi i flamurit të Kosovës në vende që nuk e kanë njohur atë, i jep emocion të veçantë

Emri i sopranos kosovare, lidhet edhe me rihapjen e teatrove në Itali pas pandemisë.

Shtegtimi i saj pas Shqipërisë, janë disa teatro evropian./abcnews.al