Sopoti i Librazhdit me fushë të re

schedule21:52 - 5 Qershor, 2018

schedule 21:52 - 5 Qershor, 2018

Sopoti i Librazhdit do të luajë sezonin e ardhshëm në një fushë të nivelit bashkëkohor. Në stadiumin e qytetit po punojnë punimet për rikonstruktimin e terrenit.

Me vite, madje me dekada, kanë luajtur në këto kushte.

Sopoti i Librazhdit, një nga ekipet në mos më të fortë, por me më shumë traditë në futbollin shqiptar, mund të thuhet se do të shpëtojë që nga sezoni i ardhshëm.

Fusha e vjetër e stadiumit të qytetit është drejt përfundimit të rikonstruktimit, dhe do t’u ngjajë terreneve më të mirë të Superligës apo të Kategorisë së Parë.

Pas përfundimit të drenazhimit, nivelimit dhe hedhjes së shtresave të nevojshme, po përfundon edhe shtrimi i tapetit me bar natyral.

Besnik Çota, trajneri i ekipit që luan në Kategorinë e Dytë, dhe që do të kërkojë të ngjitet të paktën në të parën, është i lumtur për lojtarët e tij.

I kënaqur edhe një nga veteranët e futbollit të Librazhdit, ish-shefi i klubit, Jovan Gugu.

Fusha do të jetë gati për skuadrën besohet pas rreth një muaji, të paktën siç thotë Kostas Pulios, specialisti grek i kompanisë që po kryen punimet.

Siç thotë edhe ish-shefi Gugu, sfida kryesore do të jetë mirëmbajtja e fushës, ndërsa ekipet zinxhir të të Sopotit, ashtu si edhe ekipi i parë, do të kenë nevojë të domosdoshme për një fushë stërvitore të niveleve të duhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!