Sony World Photography Awards: Zbulohen 10 imazhet më të bukura

schedule11:16 - 19 Mars, 2021

schedule 11:16 - 19 Mars, 2021

Është zhvilluar konkursi vjetor i fotografiës dhe në “Sony World Photography Awards 2021” janë zbuluar 10 fotot më të bukura, fituese të kategorive të ndryshme, të cilat abcnews.al do jua tregojë më poshtë.

1. Kategoria e udhëtimit, fotoja e një gruaje në një ambient ku thahet peshku, nga fotografi vietnamez Khanh Phan.

 

2. Kategoria e peizazhit, fotoja e një rrufeje mbi një fushë me livando dhe një pemë në qendër, nga fotografi spanjoll Juan Lopez Ruiz.

 

3. Kategoria e arkitekturës, fotoja e një seri shkallësh në një hotel, nga fotografi gjerman Klaus Lenzen.

 

4. Kategoria e rrugës, fotoja e një punëtori bashkie duke dezinfektuar në një stacion treni, nga fotografi turk F. Dilek Uyar.

 

5. Kategoria e kreativitetit, fotoja e një vajze të re me veshje tradicionale viktoriane që mban enën tradicionale të gatimit Shina, nga fotografja zimbabweane Tamary Kudita.

 

6. Kategoria e stilit të jetës, fotoja e disa grave në plazh, nga fotografi spanjoll Mariano Belmar Torrecilla.

 

7. Kategoria e botës natyrore dhe asaj të egër, fotoja e një lepuri me gjuhën jashtë, nga fotografi estonez Cristo Pihlamae.

 

8 .Kategoria e lëvizjes, fotoja e një gruaje duke u hedhur në det nga shkëmbi para miqve të saj, nga fotografi kroat Marijo Maduna.

 

9. Kategoria e objektit, fotoja e një manekini në një dhomë të zbrazët rrobaqepësie që të kujton bllokimin nga pandemia, nga fotografia hungareze Kata Zih.

 

10. Kategoria e portreteve, fotoja e një fëmije të vogël të përhumbur në mendime, nga fotografia ruse Lyudmila Sabanina.

10 fituesit e kategorive janë në garë për të marrë titullin e përgjithshëm dhe një shumë prej 5.000 dollarësh. Fituesi i përgjithshëm i konkursit do të shpallet më 15 prill./e.b-abcnees.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!