Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sonte, sondazhi në “ABC News”/ Balla: Sipas sondazheve, PS kryeson. “Të rinjtë”, në kërkim të hapësirave në Kuvend

schedule18:56 - 21 Prill, 2025

schedule 18:56 - 21 Prill, 2025

Angi Ricerche do të publikojë për tri të hëna rresht, deri javën e fundit të fushatës, të dhënat e sondazhit të komisionuar nga “Abc News”.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Sokol Balla drejtues i “Real Story”, ndau disa detaje nga sondazhet e realizuara, se ku do të fokusohen dhe se çfarë pritet që të pasqyrojnë për publikun. Gjatë intervistës, Balla u shpreh se fushata për 11 majin duket e vakët, ndërsa nënvizoi se Vota e Diasporës, është risi në këto zgjedhje.

“Ne të gjithë kemi kuriozitet, por jo vetëm për të kuptuar se cilat janë humoret e shqiptarëve në këtë fushatë që duhet thënë se është e pazakontë si fushatë. Duket pak më e vakët se herët e tjera. Edhe pse ka disa risi që nuk janë të vogla. Në radhë të parë kemi votën e Diasporës që deri tani me shifra tregon që ka shprehur një vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje. Janë gati 250 mijë vota të regjistruara, gati 7-8 mijë ndoshta 10 mijë kanë mbërritur në Tiranë. Bëhet fjalë për një përqindje jo të vogël. Kemi një sërë partish të reja që tentojë të krijojnë hapësirën e tyre në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë dhe kemi rikthimin e përballjes së dy dinozaurëve më të vjetër të politikës shqiptarë zoti Rama dhe Berisha që kthehen në një përplasjes kokë më kokë, ndoshta që prej vitit 2009. Këtë herë kemi Berishën dhe Metën një entitet më vete, të shohim se çfarë do të thotë kjo në shifra, qoftë në sondazhe dhe zgjedhje sepse do të kuptojmë se çfarë po ndodh me Partinë e Lirisë? Do të vazhdojë të jetë faktor ndikues në koalicionin me Berishën? Ky është një tjetër eksperiment politik dhe social që një parti kërkon një mandat të katërt. Deri tani sondazhet kanë treguar që socialistët janë në kryer, dhe se partitë e reja janë kanë rrjedhimisht shifra të larta. Është interesante, për të parë nëse ka një përputhje midis sondazheve që kanë dalë deri tani apo ka diçka të re?”, u shpreh ai.

Ndërkohë nga Angi Ricerche janë pyetur mbi gjashtë mijë vetë.

“Për sondazhet e Angi Ricerche janë pyetur rreth 6 mijë veta, por nuk janë përgjigjur të gjithë. Gjithsesi janë përgjigjur një numër i madh shtetasish shqiptarë që kanë të drejtë të votojnë, qoftë në telefon qoftë në web apo mënyra të tjera…Por ka një të vërtetë që i bashkon të gjitha sondazhet. Ka një diferencë dyshifrore, midis vendit të parë dhe vendit të dytë. Dhe kur flasim për një diferencë dyshifrore, kuptohet që ka një propabilitet, që njëra palë të jetë fituese. Se sa do të jetë kjo do ta shikojmë”, tha ai,

Çfarë përfaqëson firma prestigjioze Angi Ricerche dhe sa të sakta janë sondazhet?

“Më sa mbaj mend nga zgjedhjet e vitit 2021, këta organizuan sondazhin e komisionuar nga top channel dhe më rezulton që ka qenë ndoshta edhe sondazhi më i saktë dhe gjeti një parashikim të saktë dhe për qarkun e Tiranës. Le të themi që hyn tek ato agjenci që nuk e vënë kot emrin e tyre. Fakti që kanë një përvojë të caktuar siç kanë edhe disa firma të tjera, kjo është një nga firmat që në zgjedhjet e fundit në 2021 ka nxjerrë rezultatet më të sakta. Shpresoj shumë dhe do të ishte ideale që më këtë kompani të bënim dhe exit pollet, por është një gjë që është e hapur. Sot do të nxjerrim shqetësimet kryesore të shqiptarëve, si e gjykojnë ata Edi Ramën si kryeministër, padyshim preferencat e shqiptarëve, preferencat e tyre për drejtuesit politikë. Kemi katër drejtues politik të kattër forcave që kanë nxjerrë deputetë në parlamentin e vitit 2021 që është PS, PD, PL dhe Partia Social Demokrate. Por ka edhe nisma të reja. Të shohim se çfarë mendojnë votuesit, atyre u është lënë e hapur të zgjedhin se kë duan ata. Mesa pashë ka rezultate interesante që na ndihmojnë të lexojnë pak edhe humorin e njerëzve politikë në këtë fushatë. Sondazhet bazohet në telefonata të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, ndërkohë ne kemi 245 mijë shqiptarë që kanë shprehur vullnetin e tyre. Ka nga ata që u ka ngelur ora tek Shqipëria që kanë lënë, në sensin e mirë të fjalës. Por një pjesë e mirë janë me formim, njerëz të rritur në Perëndim dhe mund të kenë një vizion tjetër për Shqipërinë, ky vizion është pretenduar të përfaqësohet nga partitë e reja që ngrihet dilema nëse do futen apo jo, këtë nuk di ta them. Ka një kleçkë që shumë veta e harrojnë. Një parti që një parti të klasifikohet për të marrë një mandat në një qark të caktuar, duhet të ketë kapur së paku 1 % të votave në rang kombëtar. Ti mund të kesh 12 mijë vota për të marrë një mandat në Tiranë, por nëse nuk merr 18 mijë vota në rang kombëtar nuk klasifikohesh dhe këto vota i shkojnë partive të tjera që i kanë marrë mandatet. Por kjo mund të ndryshojë sepse në bazë të ligjit elektoral, votat e emigrantëve nuk do të shkojnë në një entitet të caktuar, por do shpërndahen në bazë të qarqeve ku ata ekzistojnë në listat e votuesve dhe mund të jenë faktor që mund të ndikojnë në partitë e reja. Beteja më e madhe për një mandat që ata të marrin padyshim do të jetë Tirana.  Pasi këtu janë 37 mandate. Që një parti e re të marrë një mandat në Kukës, Dibër, apo të marrë një mandat në Berat apo Gjirokastër, këtu flasim për një revolucion politik, një forcë politike që shemb të gjithë klasën veteranëve politike të vendit. Nëse më pyet nëse a është kjo e mundur apo jo? Momentalisht, jo them unë për shkak se sërish beteja është mes dy dinozaurëve të mëdhenj. Se sa do të jetë marzhi i fitores apo humbjes këtë do ta vendosin shqiptarët me 12 maj”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!