Për herë të parë në dy vite, shumicë e iranianëve mbështesin marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të mëdha botërore, pavarësisht nga dalja e Uashingtonit dhe pasigurisë së gjatë për rikthimin e saj, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi u krye gjatë muajit të kaluar, ndërsa raportet u publikuan këtë javë.
Në Iran, një shumicë e pakët (51%) miraton Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), emri zyrtar për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar nga Irani, SHBA., Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar në 2015.
Në SHBA, një shumicë (57%) gjithashtu mbështeti JCPOA, por të anketuarit ishin partiak, me 74% të Demokratëve , 56% të Pavarur dhe vetëm 39% të Republikanëve që ishin pro miratimit të marrëveshjes.
Më shumë se tre të katërtat e iranianëve mbështetën marrëveshjen, por besimi i tyre u zbeh me kalimin e kohës, veçanërisht pasi ish Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në maj 2018 dhe vendosi sanksione të rrepta.
85% të iranianëve besojnë se aktivitetet e Gardës Revolucionare në të gjithë Lindjen e Mesme i kanë dhënë më shumë siguri vendit./abcnews.al