Sondazhi shokues në parlamentin britanik: 57% e stafit objekt abuzimesh seksuale

schedule13:10 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:10 - 9 Shkurt, 2018

Rreth 57 për qind e stafit të punësuar në ambientet e parlamentit britanik kanë qenë object abuzimi dhe ngacmimi seksual. Eshtë ky rezultati tronditës që ka dalë në pah pas në sondazhi të kryer në Uestminster.

Sipas një sondazhi të ri të kryer në parlamentin britanik, del në dukje se skandali seksual në korridoret e politikës britanike, ka nëj shtrirje shumë të gjerë. Në fakt rezultoi se 53 për qind e stafit të deputetëve dhe lordëve kanë pasur eksperienca të drejtpërdrejta, kanë qenë dëshmitarë apo kanë dëgjuar për ngacmime seksuale në këto ambiente.

Ndër të tjera 57 për qind e tyre kanë qenë objekt formash të ndryshme abuzimi dhe nuk ka folur me eprorët për shkak të frikës për humbjen e vendit të punës. Sondazhi është pjesë e një raporti të brendshëm i cili synon të ndëshkojë këdo që ka kryer abuzime seksuale. SIpas sanksioneve të reja të propozuara në document parlamentarët mund të rerzikojnë pezullimin dhe në rastet më të rënda dhe përjashtimin nga dhoma e lordëve./abcnews.al