Sondazhi, sa përqind e grekëve janë të vetëdijshëm për pronat çame

schedule22:50 - 28 Tetor, 2021

schedule 22:50 - 28 Tetor, 2021

58.5% të grekëve te pyetur në sondazh, janë të vetëdijshëm mbi pronat Çame në Greqi. Ndërkohë 40% prej të intervistuarve e shohin si pengesë çështjen Çame. Në sondazhin e publikuar në emisionin “Log.” raportohet se mes grekëve 6 nga 10 prej tyre janë të vetëdijshëm për çështjen e pronave Çame.

Sondazhi është kryer nga ELIAMEP (Fondacioni Helenik për Europën dhe Politikave të Jashtme) në bashkëpunim me Open Society Foundation for Albania . Duke folur për këtë sondazh profesori Ioannis Armakolas ka deklaruar se në krahasim me sondazhin e disa viteve më parë situata është përmirësuar dhe është optimiste për marrëdhëniet shqiptaro-greke. /abcnews.al/