Sondazhi: Rreth 70% e amerikanëve do të vaksinohen kundër Covid-19

schedule09:23 - 3 Mars, 2021

schedule 09:23 - 3 Mars, 2021

Sipas një sondazhi, rreth 70% e amerikanëve ka të ngjarë të vaksinohen kundër Covid-19.

Ndërsa 21% e amerikanëve nuk dëshirojnë të vaksinohen, sipas sondazhit të kryer nga data 26 shkurt deri më 1 mars duke marrë në studim 1,088 të rritur të moshës mbi 18 vjeç.

Personat e diplomuar dhe demokratët shprehën interesin më të madh për t’u vaksinuar. Gati një e katërta – 23% – e të anketuarve kanë marrë të paktën një dozë vaksine,  nga 19% javën e kaluar dhe 3% në sondazhin e 11 janarit.

Gjysma – 53% – mbi 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë. Shkalla më e lartë e vaksinimit u raportua nga ata që ishin të shkolluar (29%), më të pasur, me 50,000 dollarë ose  të ardhura më të larta shtëpiake (25%) dhe të bardhët (25%.)

Ndërsa personat me shkollë të mesme kishin më pak gjasa të vaksinoheshin (16%), më pak të pasur, me të ardhura familjare më të ulëta se 50,000 dollarë (18%), ose njerëz me ngjyrë (19%) dhe hispanike (17%).

Tre të katërtat e të anketuarve – 75% – thanë se është më e rëndësishme që mësuesit të vaksinohen para se të riktheheshin në shkolla./abcnews.al