Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Presioni politik në SHBA do të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës

schedule14:29 - 10 Shtator, 2020

schedule 14:29 - 10 Shtator, 2020

Sipas një sondazhi, 62% e amerikanëve besojnë se presioni politik nga administrata e Trump do të bëjë që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të përshpejtojë miratimin e një vaksine kundër koronavirusit para Ditës së Zgjedhjeve më 3 nëntor.

Sondazhi u kryes midis datës 28 gusht dhe 3 shtator. Sipas të dhënave  85% e demokratëve, 61% e partive të pavarura dhe 35% e republikanëve besojnë se FDA do të ndikohet nga presioni i Presidentit Donald Trump dhe do të nxjerrë një vaksinë kundër Covid-19 përpara se të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive. Më shumë gra sesa burra – 70% krahasuar me 55%  deklaruan se ata ishin të shqetësuar se FDA do të përshpejtonte miratimin e një vaksine.

Nëse një vaksinë kundër Covid-19 do të ishte e gatshme dhe e disponueshme për të gjithë përpara zgjedhjeve të ardhshme, më shumë se gjysma e të anketuarve (54%), deklaruan se nuk do të vaksinoheshin ndërsa 42% thanë se do të vaksinoheshin.

Sidoqoftë, 81% e të anketuarve thanë se nuk besojnë se një vaksinë kundër koronavirusit do të ishte e disponueshme para 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë sugjeruar javët e fundit se një vaksinë mund të jetë në dispozicion para nëntorit dhe Qendrat e SHBA.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u kanë kërkuar shteteve që të përgatiten për të shpërndarë një vaksinë. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!