Shkodra është “kështjella” e pamposhtur e PD-së. Kryeqendra e veriut ka 11 mandate. Në zgjedhjet e 2017, PD mori 5 mandate, PS 4 dhe nga një Tom Doshi me LSI-në.
Gara në 25 prill pritet që të jetë mjaft e fortë dhe një gjë të tillë e dëshmon edhe sondazhi në Abcnews.al, që është hapur prej ditës së djeshme.
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Abcnews.al
Nga rezultatet e deritanishme opozita e drejtuar nga Partia Demokratike mbron bastionin me diferencë të thellë, por shpresa është që të përkthehet në më shumë mandate se në 2017.
Aktualisht nga votat e qytetarëve PD kryeson me 55.32%, e ndjekur nga PS me 33.33%, më pas vjen Tom Doshi me PSD-në me 4.3% duke zbritur LSI-në në vendin e katërt me 3.53%.
Si votohet?
Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë, të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.
Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e abcnews.al do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ. Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore./ db/ Abcnews.al