Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Nura: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

schedule13:39 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 13:39 - 9 Dhjetor, 2025

Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.

Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.

“Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.

“Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!