Gjermania është vendi europian që ka reaguar më mirë ndaj pandemisë së Covid-19, sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, raporton euronews.
Studimi mori në studim të dhënat e 19 shteteve, ku u kërkohej qytetarëve të vlerësojnë aspektet kryesore të përgjigjes së qeverisë së tyre ndaj krizës shëndetësore.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga sondazhi, Kina ishte vendi me performancën më të lartë me një rezultat prej 80,48 nga 100 pikë të mundshme ndërsa Ekuadori me 35,76 arriti rezultatin më të ulët transmeton abcnews.al
ISGlobal zbuloi se vendet me rezultate më të larta ishin në Azi ndërsa vendet me rezultate më të ulëta në Amerikën Latine dhe Europë.
Vendet u vlerësuan pozitivisht sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në veçanti me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por u vlerësuan dobët për kujdesin ndaj shëndetin mendor të pacientëve dhe qytetarëve të thjeshtë gjatë pandemisë, transmeton abcnews.al
Në Spanjë, të anketuarit ishin veçanërisht kritikë për mungesën e testimit falas për Covid-19 në rastin e shfaqjes së simptomave.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, sondazhi zbuloi se qeveria ishte vlerësuar ulët për shkak të paaftësisë së qeverisë për të siguruar pajisje mbrojtëse për mjekët, të cilët gjendeshin në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
Gjermania regjistroi performancën më të lartë 61.32 pikë. Qytetarët kanë besim tek autoritetet drejtuese dhe i zbatojnë masat e miratuara nga qeveria.
Renditja e plotë e vendeve;
Kina 80,48
Koreja e Jugut 74.54
Afrika e Jugut 64.62
India 63,88
Gjermania 61.32
Kanada 61.00
Singapori 57.55
Italia 51.71
Shtetet e Bashkuara 50.57
Franca 49.20
Rusia 48.85
Mbretëria e Bashkuar 48.66
Meksika 46,48
Nigeria 46.32
Spanja 44,68
Suedia 42.07
Polonia 41.28
Brazili 36,35
Ekuadori 35,76. /abcnews.al