Në sondazhin “Zëri i shqiptarëve” shqiptarët u ftuan të japin mendimin e tyre nëse socialistët duhet ta freskojnë qeverinë?
Sipas votimit, 41.3% e pjesëmarrësve mendojnë se është koha e duhur për t’i hequr çdo argument çdokujt që tenton të pengojë integrimin.
Ndërkohë, 34.2% shprehen se çdo veprim që përmirëson mirëqeverisjen është një detyrim i shumicës ndaj publikut.
Nga ana tjetër, 24.5% e votuesve e konsiderojnë një “freskim” të mundshëm si shenjë dorëzimi ndaj Sali Berishës.
Kampioni për këtë sondazhi është 1142 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë përllogaritet në +/- 2.9%.


