Sondazhi: 70 përqind e qytetarëve të botës mendojnë se Rusia është një ‘bombë me sahat’ për njerëzimin

schedule14:55 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:55 - 12 Shtator, 2023

Rusia është kërcënimi më i madh i njerëzimit për shumicën e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa për gjysmën e qytetarëve të botës, SHBA është kërcënimi numër 1 për sigurinë globale, sipas raportit të US News Best Countries për vitin 2023.

Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve besojnë se shteti rus është një ‘bombë me sahat’ për njerëzimin në një kohë kur shumë qytetarë në mbarë botën shohin “me gjysmë zemre” Kinën dhe SHBA-në.

Duke iu referuar tensioneve globale, i njëjti hulumtim thekson se perceptimet e qytetarëve për tre fuqitë më të fuqishme në planet mund të ndryshojnë sipas vendeve.

Në sondazhin e këtij viti në US News Best Countries, të kryer nga 17 marsi deri më 12 qershor, të anketuarit krahasuan gjithsej 87 vende anembanë botës bazuar në parametra të ndryshëm, të tillë si nëse një komb “kujdeset për të drejtat e njeriut”, nëse ka “ushtri të fortë ose ka “hyrë në aleanca strategjike ndërkombëtare”.

Rezultatet e sondazhit treguan se afërsisht 72% e të anketuarve ranë dakord se “Rusia është kërcënimi më i madh për botën” ndërsa përqindja korresponduese për Kinën dhe SHBA-në ishte përkatësisht 66% dhe 50%.

Megjithatë, në Danimarkë, Finlandë, Poloni dhe Japoni, numri i qytetarëve që besojnë se Rusia është shkatërruese për botën ishte 90 përqind. E nxitur nga lufta në Ukrainë, Finlanda iu bashkua zyrtarisht NATO-s në fillim të këtij viti ndërsa Polonia forcoi kufirin me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë./abcnews.al