Sondazhi, 68 për qind e gjermanëve kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Izraelin

schedule16:21 - 10 Gusht, 2024

schedule 16:21 - 10 Gusht, 2024

Sipas një sondazhi të kryer nga transmetuesi publik ‘ARD’, 68 për qind e gjermanëve refuzuan mbështetjen ushtarake për Izraelin, nëse lufta përhapet në Liban ose Iran.

Krahasuar me një sondazh të muajit mars, kritikat ndaj veprimeve ushtarake të qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po rriten në mesin e popullsisë gjermane.

57 për qind e të anketuarve thanë se përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi tani ka shkuar shumë larg.

Numri i të anketuarve që veprimin ushtarak në Rripin e Gazës e konsiderojnë si të përshtatshëm ka rënë me shtatë pikë përqindjeje në vetëm 21 për qind.

Sipas gjashtë nga 10 gjermanë, respektivisht 61 për qind, Izraeli është plotësisht ose disi përgjegjës për situatën në Gaza.

Gjermania ka qenë një mbështetëse e vendosur e Izraelit për dekada të tëra si rezultat i së kaluarës së saj naziste. Vendi evropian është një furnizues i rëndësishëm armësh për Izraelin, me një kontribut të konsiderueshëm prej 326.5 milionë euro pajisje ushtarake dhe armë vetëm gjatë vitit të kaluar.

Sulmi izraelit ndaj Rripit të Gazës ka vrarë të paktën 39.700 persona që nga tetori i kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!