Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantonin këtë herë të gjeturat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve.
Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë, tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. 42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre politike janë më afër qendrës. Ndërsa 24.6% thonë se janë majtas dhe 14.2% janë djathtas.
Gjithashtu sondazhi tregon edhe disponimin momental të shqiptarëve se kë preferojnë politikisht. Sipas të dhënave është një politikan i majtë që mbetet i preferuar për shqiptarët. Edi Ramës i besojnë 19% shqiptarët kundrejt Lulzim Bashës 6.1%. sipas këtij sondazhi edhe pëlqyeshmërinë për qytetarët vijon ta këtë Rama me 46.4, pas tij Erion Veliaj 41.9%, Sali Berisha 30.9%, Lulzim Basha 26.3% dhe në fund Ilir Meta 17.7%.
Lexo edhe: Sondazhi, si ka ndikuar pandemia në qeverisjen e Edi Ramës
“Opinioni pozitiv për Berishën ka kuotë më të lartë se për Bashën dhe ky është problemi kryesor i Lulzim Bashës si udhëheqës i opozitës”, shprehet Eduard Zaloshnja. g.v/abcnews.al