Pas shitjes së “gardianit” zviceran, Yann Sommer te “zikaltërit” e Inter, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë janë në kërkim të një portieri të dytë për ekipin dhe në “pistën” gjermane tashëm ka dalë një emër i ri.
Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Chelsea, Kepa, me ish-teknikun e tij, Thomas Tuchel, i cili e pëlqente goxha stilin e lojës së “iberikut”, që në kohën kur gjermani ishte tekniku i “bluve” të Chelsea, për rreth 1 viti e gjysmë.
Ndërkaq, në rast se “pista” Kepa nuk realizohet, “bavarezët” kanë dhe dy “asa” të tjerë “nën mëngë”. I pari është “gardaini” maroken i portës së Sevilla, Bounou, ndërsa i dytë është sërish një “prodhim” i La Liga, por që aktivizohet te “tulipanët” e Ajax, Geronimo Rulli. /i.m /abcnews.al