Yann Sommer u prezantua me bujë të madhe në muajin dhjetor si “gardiani” i ri i portës së “bavarezëve”, mirëpo “aventura” e tij në “Allianz Arena” nuk shkoi siç pritej dhe tashmë portieri “helvet” mund të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës.
Sipas mediave gjermane, bordi i “bavarezëve”, si dhe tekniku Thomas Tuchel janë të pakënaqur me paraqitjet e deri më tanishme të Sommer dhe kanë vendosur që si portier kryesor i kampionëve gjermanë për sezonin e ardhshëm do të jetë sërish Manuel Neuer.
Mirëpo, një “riemërim” i Neuer si portier kryesor i “bavarezëve” mund të sjellë largimin e Sommer, me zviceranin që nuk pranon të jetë një portier zëvendësues te “të kuqtë” dhe mund të gjejë rrugën e tijë jashtë “Allianz Arena” në merkaton e verës.
Ndërkaq, kujtojmë se Manuer Neuer po rikuperohet nga një dëmtim i marrë, teksa bënte ski gjatë pushimeve pas Kupës së Botës. Shtatlarti gjerman pritet të kthehët në fushën e blertë vetëm pas 2 muajsh dhe gjasat janë të mëdha që Neuer të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm. /i.m /abcnews.al