Me plot gojë, “vikingu” i Manchester City mund të quhet lojtari “më i mirë” në botë për momentin, teksa në sezonin e tij të parë te “qytetarët” e City ka arritur të shënojë plot 51 gola dhe të dhurojë 8 asistime në vetëm 47 përballjet e para të tij me fanellën e “bluve”.
Mirëpo, në një intervistë për mediat të zhvilluar ditët e fundit, ish-trajneri dhe legjenda e Mancheste United, norvegjezi, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se “djajtë e kuq” kishin mundësi të nënshkruanin me Haaland, për vetëm 4 milionë euro në kohën kur norvegjezi ishte “numri 1” i pankinës së “të kuqve”.
“Unë thirra bordin e United gjashtë muaj para se Erling të shpërthente dhe u thashë se e kisha parë këtë sulmues, por ata nuk reaguan. Në atë kohë Haaland kushtonte vetëm katër milionë euro, por ata nuk donin ta blinin”,- u shpreh ish-tekniku i “djajve”. /i.m /abcnews.al