Partizani arriti një fitore të madhe me shifrat 2-0 dje ndaj Kukësit dhe një prej autorëve të golave ishte edhe Solomon. Sulmuesi shënoi me kokë në fund dhe nuk e la ekipin e tij të vuante dhe rrezikonte një barazim nga Kukësi.
Pas ndeshjes ai ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport”. 24-vjeçari flet për betejën e djeshme, dedikimin e veçantë për golin dhe shpreson në vazhdimësinë e mirë të skuadrës.
KUKËSI – “Ndaj Kukësit ishte një ndeshje e vështirë, por të gjithë jemi të lumtur me trepikëshin që morëm në këtë javë. Trepikëshi nënkupton shumë për skuadrën tonë. Unë mendoj se do të bëjmë një sezon të madh. Trajneri beson te të gjithë ne dhe për këtë arsye ai është këtu. Ne të gjithë jemi të lumtur që e kemi Dajën si trajnerin tonë”.
DEDIKIMI – “Gjithmonë unë golat ia dedikoj mamasë sime, e cila është ndarë nga jeta në fund të dhjetorit të vitit të shkuar. E gjitha që unë di është se dëshiroj të shënoj sa më shumë gola. Këtë nuk e kërkoj për veten, por për ekipin ku bëj pjesë”.
VAZHDIMËSIA – “Nëse ne mendojmë e veprojmë si sot (dje) ndaj Kukësit, pa dyshim që do të arrijmë më shumë sesa realizuam në këtë ndeshje. Ne jemi Partizani, jemi si një familje. Me mundësitë që kemi do të luftojmë të gjithë së bashku deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, u shpreh Solomon. /acbnews.al