Solis: Duhet një rihapje më e shpejtë, vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë më të larta

schedule18:21 - 12 Maj, 2020

schedule 18:21 - 12 Maj, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis në një intervistë për “ABC News” ka folur për menaxhimin e pandemisë në Shqipëri ndërsa vlerësoi masat e marra nga qeveria duke theksuar se dhanë rezultate pozitive.

Por gjithashtu ai shtoi se tashmë vendi ka nevojë për një hapje më të shpejtë dhe se duhet të fillojë lëvizja e ekonomisë.

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta.

“Një nga të mirat e dallgës së parë ishte që përfituam shumë kohë. Nëse do të bëhet një strukturë më vete që ta lejojë sanatoriumin të marrë frymë, në fund të muajit dhe në fund të vitit do të shikojmë që vdekjet nga sëmundjet e tjera ekstra COVID, për shkak të frikës së COVID do të jenë shumë të larta.

Duhet më shpejt të ketë një rihapje. Përderisa një përqindje shumë e lartë e pacientëve të infektuar nga një tjetër janë në fazën asimptomatike, ky është problemi epidemiologjik. Ndaj duhet të merren masa. Të gjithë duhet të jemi alert secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar.

Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore. I gjithë populli është acaruar, ekonomikisht është jo i përkrahur. Për këtë arsye masat e lehtësimit duhet të jenë më të shpejta. Tani ne jemi pa spitale dhe pa Gjykata. T’i ofrohet më shumë shërbim edhe sëmundjeve të tjera”, tha Solis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!