Shumë shtete të botës janë solidarizuar me Shqipërinë për shkak të tërmetit shkatërrues që goditi vendin, duke shkaktuar humbje në jetë dhe qindra të plagosur.
Shtete të ndryshme kanë ofruar ndihma monetare dhe materiale. Ndërkohë, dhimbja e shqipatërve ka mbërritur deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku flamuri shqiptar është ngritur në mes të Abu Dhabi-t.
Flamuri kuq e zi është vendosur në një prej qiellgërvishtësve për të treguar solidarizimin.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar tre milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë.
Të paktën 46 persna mbetën viktimë të këtij tërmeti, pasi ndërtesat u shembën, sipas shifrës zyrtare nga ministria e Mbrojtjes, ndërsa 650 persona të tjerë mbetën të plagosur./abcnews.al