Borussia Dortmund është një klub special dhe të tillë i ka edhe tifozët e saj të zjarrtë. Drejtuesit e verdhezinjve kanë ndërmarrë një tjetër nismë në ndihmë të betejës kundër koronavirusit.
Ata do të rinovojnë pjesën veriore të stadiumit “Signal Iduna Park” për ta kthyer në një qendër trajtimi për pacientët e prekur nga koronavirusi. Një gjest shumë i bukur i klubit gjerman që solidarizohet me të infektuarit nga COVID-19
“Stadiumi jonë është pika fikse për çdo person në Dortmund dhe falë kushteve kushteve të tij teknike, infrastrukturore dhe hapësinore, është vendi ideal për të ndihmuar në mënyrë aktive njerëzit që janë infektuar nga koronavirus”, deklaroi Hans-Joachim Watzke, CEO i klubit /abcnews.al