Solidariteti i Tiranës: Çadra, ushqim dhe suport mjekësor për mbi 100 persona

schedule14:19 - 27 Nëntor, 2019

schedule 14:19 - 27 Nëntor, 2019

Klubi i Tiranës ishte ndër të parët që nisi punën për ndihmën e personave të dëmtuar nga tërmeti i frikshëm. Bardheblutë treguan solidaritetin e tyre dhe hapën një minikamp pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Disa çadra u ngritën në fushat anash stadiumit, aty ku u strehuan dhe ushqyen mbi 100 persona. Në vend nuk mungonte as ambulanca, që ishte në gatishmëri për t’i dhënë gjithë suportin mjekësor personave në nevojë.

Çadrat e ngritura nga klubi i Tiranës

E madhe ishte puna e klubit kryeqytetas, teksa nuk munguan as vullnetarë në ndihmë të familjeve të tronditura dhe frikësuara nga ngjarja e tmerrshme. Tirana falënderon të gjithë qytetarët vullnetarë që kontribuuan duke sjellë veshje dhe ushqime, teksa nuk mungon falënderimi për sponsorët kryesorë të klubit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!