TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetje të plotë për Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe Bahrein pas sulmeve raketore në rajon, të cilat janë lëshuara nga Irani.
Rama vlerësoi aftësinë e vendeve të Gjirit për të neutralizuar kërcënimet dhe theksoi se sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe zonave civile nuk janë “ngjarje lokale”, por sulme ndaj stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.
Ai nënvizoi se fuqia e vërtetë qëndron në unitet dhe koordinim mes vendeve të Gjirit, duke siguruar se siguria e njërit është forcë për të gjithë.
“Arabia Saudite dhe Katari, dy perla të shkëlqyera në kurorën e re të Lindjes së Mesme, të definuar nga shpresa, zhvillimi i jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimi rajonal i guximshëm, kanë treguar sërish se si duket një udhëheqje e përgjegjshme përballë agresionit të pakujdesshëm. Raketat u interceptuan, kërcënimi u neutralizua dhe mesazhi ishte i qartë: ata që bastojnë mbi kaosin do të përballen me forcë dhe saktësi.
Kur synohen infrastrukturat kritike dhe zonat civile, kjo nuk është kurrë një “ngjarje lokale”. Është një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vizionit të përbashkët të Gjirit, i cili ka zgjedhur përparimin mbi provokimin dhe partneritetin mbi paranojën.
Aftësia e tyre për të neutralizuar raketat reflekton jo vetëm kapacitete të avancuara mbrojtëse dhe koordinim të qetë, por edhe qartësi strategjike dhe vendosmëri të palëkundur. Por, përtej teknologjisë dhe taktikes, fuqia e vërtetë qëndron në unitet: në vendet e Gjirit që qëndrojnë krah për krah kundër atyre që gabojnë duke menduar se shqetësimi sjell influencë
Solidaritet i plotë dhe i palëkundur edhe me Kuvajt dhe Bahrein. Në Gjirin, siguria është e pandashme. Siguria e njërit është fuqia e të gjithëve”, shkruan Rama/abcnews.al


