Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Solidaritet mbarëkombëtar”, Meta takon Haradinajn: Mikpritje për dhjetëra familje nga Shqipëria

schedule22:35 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 22:35 - 4 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Gjilan të Kosovës me kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Meta shprehet se kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën.

Së bashku me ta, në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Statusi:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën. ??❤?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!