Sodiq Atanda ka preferuar Kosovën para Shqipërisë. Vllaznia u interesua për mbrojtësin nigerian pasi doli i lirë nga Happoel Kfar Saba.
Teuta gjithashtu i bëri një ofertë, por Prishtina ka qenë më bindëse dhe sipas “GazetaSheshi” marrëveshja e kampionëve të Kosovës me mbrojtësin është shumë pranë.
Prishtina ka marrë nga Tirana edhe Kristi Vangjelin dhe me Atandën plotësohet qendra e prapavijës, pas largimit të Muçës dhe rikthimit të Dellovës te Hajduk Split. /abcnews.al