Izolimi ndikon në shëndetin mendor dhe atë psikologjik, situata e vështirë për shkak të pandemisë ku vendi tashmë ndodhet në karantinë ka kthyer sytë edhe të efektet negative të izolimit.
Sociologu Bledar Zeneli në studion e ABC News ka folur për pasojat e karantinës dhe mënyrës se si duhet të menaxhohet kjo situatë.
Ai shpjegoi se qytetarët duhet të vlerësojnë gjërat të cilat ata kanë më të rëndësishme duke mos lejuar që izolimi social të ndikojë në rritjen e zemërimit dhe mos kontrollit të vetes.
“Teknologjia në këtë kohë ka mbajtur gjallë marrëdhëniet mes njerëzve, por ka pasur edhe ndikime negative. Kjo situatë ka bërë të qytetarët të ndryshojnë rrjedhën e gjërave të tyre. E panjohura tashmë dhe pyetjet e shumta se çfarë do të ndodhë, shkakton edhe ankth. Në këtë situatë izolimi, njerëzit duhet të përshtasin të gjithë rutinën e tyre. Njerëzit janë izoluar për sigurinë e tyre dhe të familjarëve. Shpeshherë njerëzit kanë tendencën të ndikohen nga gjërat që dëgjojnë.
Kjo situatë e virusit e cila erdhi pas situatës së vështirë të tërmetit ka qenë një tjetë ngarkesë psikologjike. Rrezikshmëria më e lartë është për gratë dhe vajzat, pasi ka një rrezik të rritjes së dhunë ndaj tyre gjatë kushteve të izolimit”, u shpreh sociologu.
Gjithashtu ai theksoi se në këtë kohë ku gradualisht po bëhet edhe hapja, sërish qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe përshtatja do të ndodhë në mënyrë graduale.
“U ndodhëm përballë një situate ku të gjithë ne duhet të bënim detyrën tonë. Izolimi ndikon në shëndetin mendor dhe atë psikologjik. Por, sugjeroj që ne të mendojmë pozitivisht dhe i këshilloj shqiptarët të përpiqen të gjejnë anët pozitive”, tha më tej Zeneli. /abcnews.al