Socialistët mblidhen sot sërish për raportim, cilat do të jenë porositë e radhës të kryeministrit Rama

schedule08:50 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:50 - 21 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste do të mbledhë këtë të hënë sërish grupin parlamentar së bashku me drejtuesit politikë të qarqeve.

Mbledhja do të zhvillohet paraditen e sotme, në selinë rozë në Tiranë ku në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra e organizimit të Asamblesë, si dhe diskutime për objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vendosura tashmë në datën 25 prill të 2021.

Siç është bërë e ditur organizimi i asamblesë do të ndahet në tre pjesë.

Si çdo javë, të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve, do të raportojnë përpara numrit një të socialistëve, problematikat dhe objektivat për zonën që mbulojnë.

N.D./abcnews.al