“S’na e varin agjencitë e huaja”, Gjikondi: Deklarata e Çelës, skandaloze!

schedule18:36 - 13 Prill, 2023

schedule 18:36 - 13 Prill, 2023

TIRANË- Kryeprokurori i Shqipërisë, Olsian Çela, deklaroi ditën e sotme se shumë shtete të huaja nuk i përgjigjen kërkesës së prokurorisë për të dhënë informacion për kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë, të cilat janë çuar për verifikim nga ana e KQZ-së.

Këtë deklaratë të Çelës, juristja Brisida Gjikondi e cilësoi sklandaloze dhe të papranueshme në kohën kur drejtësia duhet të pastrojë elementët problematikë nga politika.

“E konsideroj deklaratë skandaloze, fataliste dhe e pavend për një vend si Shqipëria, që një nga plagët e ka kriminilazimin e politikës”, tha ajo.

Gjatë intervistës për “Special Report” në ABC News, Gjikondi tha se Shqipëria është pjesë në disa struktura europiane të drejtësisë dhe më një përkushtim të shtuar, kërkesat për informacion do të merrnin përgjigje të shpejtë.

“Shqipëria prej 1999 është pjesë e disa strukturës së prokurorisë së të gjithë botës. Është pjesë e prokurorëve të përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Është për të ardhur keq. Prokuroria ka disa leva, që bashkë me disa letër-porosi të merrte informacion, që ky detyrim i saj ligjor dhe kushtetuese të përmbushet. Kemi pasur raste që shumë shtete të tjera, që me këmbëngulje dhe me shfrytëzimin e hallkave të prokurorisë të kemi një skaner të qartë të kësaj politike, që po përpiqet të fusë elementë problematikë në këto zgjedhje”, tha ajo.

Referuar precedentëve të mëparshëm, Gjikondi thotë se ndërkombëtarët janë bashkëpunues dhe në këtë kuadër e cilësoi aspak profesionale deklaratën e bërë nga ana e kryeprokurorit Olsian Çela.

“Një përkushtim i prokurorisë, bën që ky 30 ditësh, të jetë dhe një javë. Ndërkombëtarët dhe databazet e personave që kanë qenë të dënuar aty, si peronat e huaj, dhe ato të shtetit të tyre i kanë më se të sakta dhe i vënë në dispozicion të një prokurorie tjetër edhe me të Shqipërisë. E çuditshme që kjo s’qenka reciproke, në disa raste kur politika është në mes”, tha Gjikondi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!