Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’mund t’u japësh armë bërthamore të çmendurve”, Trump flet për negociatat me Iranin: Njerëzit që po bisedojmë tani janë më të arsyeshëm

schedule17:45 - 6 Prill, 2026

schedule 17:45 - 6 Prill, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk mund t’u jepen armë bërthamore “të çmendurve”, duke iu referuar udhëheqjes së Iranit.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se ka pasur një “ndryshim total të regjimit” në Iran, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë pretendim.

Ai theksoi se zhvillimet e fundit, përfshirë sulmet amerikano-izraelite, kanë ndikuar në ndryshimin e qasjes së udhëheqjes iraniane.



Sipas tij, përfaqësuesit aktualë me të cilët po zhvillohen negociata janë “shumë më të arsyeshëm” krahasuar me ata të mëparshëm.

“Ishin të çmendur. Njerëzit me të cilët po negociojmë tani në emër të Iranit janë shumë më të arsyeshëm”, tha Trump.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!