Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Bashkimi Europian të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor.
Lexo edhe: Kurti pas takimit me Borell: “Non-paper”, dokumente të parëndësishme
Kurti gjithashtu theksoi se historia nuk duhet të injorohet, duke shtuar se Kosova duhet të trajtohet si anëtare dhe jo si fqinje.
Lexo edhe: Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë
“Nuk mund të injorojmë historinë. E falënderoj këtë institucion që ka qëndruar lart për Kosovën dhe përpjekjen për të avancuar Kosovën në rrugën e Europiane, por Kosova duhet të fitojë liberalizimin e vizave. Duhet të rrisim bashkëpunimin rajonale që procesi i anëtarësimit të jetë më i shpejtë, ne duhet të trajtohemi si anëtarë dhe jo si fqinjë.
Unë besoj që është në interes të BE dhe Europës që të ndalin me një plan mini-marshall që do të përshpejtonte Europën. Është koha e BE-së që të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.
/abcnews.al/