Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’mund të them përralla për pensionet”/ Rama: Një pjesë e madhe e pensionistëve, “viktimë e madhështorëve”

schedule19:32 - 16 Prill, 2025

schedule 19:32 - 16 Prill, 2025

“Vetëm me PS Shqipëria mund të integrohet në BE”, ka ritheksuar sërish kryeministri Rama në takimin e zhvilluar me të rinjtë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje të rinjve që të votojmë për Shqipërinë në BE, për pasaportën europianë për t’i dhënë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë.

Gjithashtu u ndal edhe tek rëndësia e pensioneve, duke thënë se është bërë shumë, por megjithatë ka ende punë për të përmirësuar, ndërsa nënvizoi se një pjesë e madhe e pensionistëve kanë qenë viktimë të atyre që sot e quajnë veten “madhështorë”.

“Momentin që merr atë pasaportë t’i rri ku të duash dhe të gjitha gjërat të njihen njësoj se me ata që kanë lindur aty. Po jua them edhe juve. Mund të keni shokë, apo simpatizantë, apo pak më shumë intimitet me çuna që nuk janë të bindur për të votuar PS. Duhet t’i bindni duhet t’i thoni për të votuar PS për pasaportën europiane. Nëse ju thonë do votojmë për bufin e kënetës, lërini. Dënojini, mos ja varni fare. pastaj po qe se doni aq shumë lërini disa kohë të pendohen dhe me pas të ju japin fjalën që s’do e përsërisin atë gabim. Por kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë. Kurse ata do thonë rroftë dashnorja ime se ndryshe nuk do futeshim në BE.  Dua edhe të ju them që gjatë këtyre ditëve më bie të shkoj në pika të ndryshme në Tiranë dhe realisht ngaqë nuk kam hyrë shumë nëpër lagjet e Tiranës, por këtu ka qenë një bërllog, quhej tregu elektrik. Mbushur me lloj lloj …. frigoriferë, lavatrice…Shikoni çfarë është bërë këtu. Këtu është Europa…Por nuk është vetëm këtu. Në të gjitha pikat ku kemi shkuar ka një ndryshim të madh. Sot kjo Tiranë është një kryeqytet europiane që pret 1 milion turistë në vit. Deri para disa vitesh në verë ishte e zbrazur, sot është plot me turistë nga e gjithë bota. Por kemi nevojë për të bërë më shumë akoma. Jo vetëm në Tiranë, por të në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet me çdo kusht që të rrisim më tutje pensionet sepse një pjesë  e madhe e pensionistëve janë viktima të atyre që duan të vijnë dhe thonë janë madhështorë…Pensionet janë të lidhura me sigurimet shoqërore, nëse hymë në BE, marrim automatikisht buxhet ekstra”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!