Thiago Silvës i përfundon në fund të këtij sezoni kontrata me PSG-në, por asnjë nga drejtuesit e klubit francez nuk po tenton rinovimin. Agjenti i mbrojtësit brazilian, Paulo Tonietto konfirmon dëshirën e 35-vjeçarit për të qëndruar në Paris në deklaratën e bërë për France Football.
Tonietto ka një mesazh edhe për drejtuesit e klubit, të cilët duhet të nxitojnë dhe të vendosin përfundimisht se çfarë do të bëjnë në lidhje me kapitenin e ekipit.
“PSG nuk është bërë ende i gjallë për rinovimin. Thiago dëshiron të qëndrojë, por klubi nuk ka lajmëruar për zgjatjen e bashkëpunimit. Nëse nuk ndodh brenda një kohe të shkurtër, atëherë do të marrim vendimin tonë.
Nuk mund të presim përgjithmonë. Leonardon e kam mik, por nuk e kam ndërmend t’i lutem për një takim“, përfundon agjenti i qendërmbrojtësit të kampionëve të Francës. /abcnews.al