“S’mund të jemi pjesë në disa misione të BE dhe në të tjera jo”/ Kodheli: Italia, fqinji më i mirë që kemi pasur!

schedule20:52 - 5 Qershor, 2024

schedule 20:52 - 5 Qershor, 2024

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli në “Real Story” në ABC News u shpreh se Italia ka qenë fqinji më i mirë me të cilën Shqipëria ka pasur mbështetjen më të madhe.

Gjatë intervistës në studio, Kodheli foli edhe për marrëveshjen për emigrantët, ndërsa u shpreh se Shqipëria është bërë pjesë e disa misioneve në BE dhe se nuk mund të tregohet neglizhente në raste të tilla të rëndësishme.

“Në momente të caktuara vjen një protagonizëm i Britanisë së Bashkuar. Europës i duhet të marrë një vendimmarrje të rëndësishme për sigurinë, situatës emergjente të refugjatëve dhe situatë në Amerikë. Sepse fiton apo jo Donald Trump, prirja është “drejt qasjes së Trump”. Pra Evropa duhet të tregojë kujdes. Mund të them që vite më parë ne na është kërkuar të ishim pjesë e misioneve të përbashkëta ushtarake BE, në Malë në një nga vendet më të rrezikshme në botë. Dhe ne çuam trajnerë që të mësonin për minimet. Pra Shqipëria është e mirë për bërë pjesë në disa misione ne BE dhe për disa misione të tjera jo? Nuk mund të sillemi kështu, sepse duhen gjetur rrugë dhe mënyrë sepse kemi një partneritet që e tejkalon parteritetin strategjik. Italia është fqinji më i mirë në marrëdhëniet që ne kemi pasur”, tha Kodheli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!