“S’mund të jem i Barçës, Messi ishte gati të vinte te Espanyol”, Pochettino flet nga karantina

schedule14:14 - 20 Janar, 2021

schedule 14:14 - 20 Janar, 2021

Mauricio Pochettino gjatë këtyre ditëve po pushon në shtëpinë e tij për shkak se është infektuar me Covid-19 dhe pret të shërohet e të kthehet në punë si trajneri i PSG.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle dhe ka folur në lidhje me Barcelonën dhe mundësinë e bashkimit me ta gjatë verës kur katalanasit nuk e kishin zgjedhur ende trajnerin e ri.

 

Pochettino pranon se ka pasur një takim në një restorant me ish-presidentin e Barçës, Bartomeu, por në fund ai thekson se është tifoz me Espanyol dhe nuk mund të identifikohet me Barcelonën.

Argjentinasi para se të bashkohej me Southampton ka drejtuar Espanyol, ku ka qëndruar 3 sezone dhe ka drejtuar në 160 ndeshje në vitet 2009-2012.

“Deklarata se nuk bëhem trajner i Barçës? E kam të pamundur të identifikohem me Barcelonën, unë jam tifoz me Espanyol. Në verën e shkuar jam takuar me Bartomeun në një bar, por nuk kishte asnjë bisedë në lidhje me kalimin tim te Barça”, deklaron fillimisht Pochettino.

 

Trajneri argjentinas kujton edhe një prapaskenë të dikurshme në lidhje me një huazim, që nuk u krye kurrë të Messit te Espanyol. “Messi ishte gati të luante me Espanyol. Huazimi ishte arritur plotësisht para ndeshjes së trofeut Gamper kundër Juves së Capellos”, tregon ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!