SMS-të zbuluan se Rraja u strehua në shtëpinë e Ariol Halilajt pas atentatit ndaj Ndojit

schedule11:37 - 6 Maj, 2020

schedule 11:37 - 6 Maj, 2020

Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.

Detaje të reja janë raportuar për atentatin i cili ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se nga Polica e Durrësit, është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor.

Bëhet fjalë për Ariol Halilaj i lindur në Skrapar dhe me banim në Durrës.

Por cili ka qenë roli i Halilajt në këtë ngjarje?

LEXO edhe: VIDEO/ Çfarë i tradhtoi autorët e atentatit ndaj Arjan Ndojit, si ra prokuroria në gjurmët e 29 vjeçarit

Dyshohet se Halilaj ka pasur një angazhim kryesor në ngjarje, duke transportuar autorët dhe duke i fshehur ata, sidomos Redjan Rrajën.

Por sic raporton gazetari Leonidha Musaj, një hap i gabuar nga autorët në djegjen e automjetit, ka bere qe ata te mos e realizonin kete proces por te largoheshin me shpejtesi.

Ata janë larguar nga vendi ku do të kryenin djegien e makinës, pasi janë pikasur nga banorë të zonës dhe në këtë mënyrë ata nuk e kanë realizuar qëllimin, duke e braktisur mjetin me të cilin kishin realizuar krimin.

Mësohet se një nga autorët, i paidentifikuar, është larguar nga Shqipëria, ndërsa Redjan Rraja është strehuar në shtëpinë e bashkëpunëtorit të tij Arjol Halilaj.

Pra, roli i Halilaj në këtë ngjarje  ishte largimi nga vendi i ngjarjes dhe strehimi i njërit prej autorëve në shtëpinë e tij.

Redjan Rraja nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por telefoni i tij i analizuar nga ekspertët ka nxjerrë detaje të komunikimit me Arjol Halilaj.

Halilaj ka kërkuar që hetimi i tij të kryhet në prani të avokatit.

Paraprakisht ai ka thënë që thjesht ka pasur njohje duke u shprehur se nuk e dinte që Raja ka marrë pjesë në këtë ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!