Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Slloveni/ Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Politika e jashtme e harmonizuar me Europën. Synimi ynë, BE!

schedule13:25 - 1 Shtator, 2025

schedule 13:25 - 1 Shtator, 2025

Në Slloveni është zhvilluar edicioni i 20-të i Forumit Strategjik të Bledit.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në diskutimin e mbajtur mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Dua të them që kur vjen fjala për ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim, është paksa ndryshe. Për shembull, nëqoftëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, meqë ra fjala nuk e di fare çfarë mendon, por çfarëdo të mendojë, nëqoftëse e thotë ka shumë për të humbur, ne s’kemi.

Kështu na duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër përtej asaj çfarë themi dhe asaj çfarë shprehemi, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim dhe kemi një ide të qartë të madhësisë sonë, të peshës sonë e po kështu edhe të sfidave tona. Si evropianë duam të jemi të lirë e të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë dhe meqë ra fjala, politika jonë e jashtme 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE prej shumë kohe. Ne as nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim sepse kur vjen fjala për besnikërinë, jemi disi të verbër dhe kur themi ‘’jemi me ty’’, jemi me ty deri në fund.

Më duhet të besoj kur vjen fjala për këtë që thamë, që raporti e ka parë Evropën si të tërë, nuk ka dashur të ndajë. Kështu dua të besoj por ndoshta e kam gabim. Mendoj që thelbi, kur vjen fjala për të tilla nisma, për nismën tuaj dhe për marrëdhënien tonë me sipërmarrësit ne përgjithësi, me Evropën dhe vendin tonë, ekziston një problem që ka dy shtresa, së pari, problemi i parjes së sipërmarrësve jo si përplotësues, por si në kundërshti me atë që duhet të bëjë qeveria dhe shteti dhe i dyti, që është më edhe më problematik dhe më i rrezikshëm për të ardhmen, është që ndryshe nga SHBA apo realitete të tjera në Evropë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës. Pra në thelb, ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, pastaj më shumë borxhe, pastaj më shumë para, më shumë buxhet, më shumë shpenzime e kështu me radhë. E nëqoftëse ndikohemi pastaj, borxhi është më i madh, ne bllokohemi ndërkohë që duhet t’u japim institucioneve, ministrive, të gjithë pushtetit ekzekutiv, mesazhin se edhe ato duhet të sillen në mënyrë sipërmarrëse dhe duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit e të bëjnë paratë për interesin e tyre, e po kështu edhe institucionet nga ana tjetër, për interesin publik.” tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!