Kryeministri slloven Miro Cerar ka dhënë dorëheqjen pasi Gjykata e Lartë anulloi një referendum. Konsultimi me popullin do t’i hapte rrugë një projekti ambicioz hekurudhor prej 27 kilometrash që mbështetej nga qeveria e qëndrës së majtë. Gjykata e Lartë anulloi referendumin me arsyetimin se fushata qeveritare do të ndikonte në votime.
Ndërkohë, Sllovenia do të shkojë në zgjedhje në qershor të këtij viti, por nuk dihet ende nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së shefit të qeverisë. /abcnews.al