Sllovakia, vendi i dytë i BE-së, që nis vaksinimin me Sputnik V

schedule23:50 - 7 Qershor, 2021

schedule 23:50 - 7 Qershor, 2021

Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vaksinimin kundër koronavirusit me vaksinën ruse Sputnik V.

Nga e hëna, kjo vaksinë do t’u ofrohet vullnetarisht personave të moshës 18 deri në 60 vjeç dhe do të jetë në dispozicion në tetë qendra vaksinimi.

Sllovakia e miratoi përdorimin e vaksinës Sputnik V muajin e kaluar dhe bleu 200,000 doza.

Megjithatë, vetëm 5,000 njerëz nga 5.5 milionë sa ka Sllovakia, janë regjistruar deri më tash për marrjen e kësaj vaksine.

Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Hungaria ka qenë vendi i parë i BE-së që e ka miratuar atë.

Një marrëveshje sekrete që ka bërë Sllovakia për blerjen e dy milionë vaksinave Sputnik V ka shkaktuar krizë politike në muajin mars dhe ka rezultuar me rënien e Qeverisë së atëhershme sllovake, të udhëhequr nga kryeministri Igor Matoviç.

Sllovakia, deri më tash, ka dhënë tri vaksinat e miratuara nga EMA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca./ REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!