Sllovakia pritet të marrë masa më të ashpra për personat që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit, pas rritjes së rasteve dhe viktimave, tha kryeministri Eduard Heger . Sipas rregullave të reja, vetëm personat që janë vaksinuar ose që janë rikuperuar nga Covid në gjashtë muajt e fundit do të lejohen të hyjnë në restorante, qendra tregtare, dyqane dhe do të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe evente publike.
Masat do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zgjasin 3 javë. Sllovakia ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Europian, me 45% të popullsisë totale të vaksinuar kundrejt mesatares së BE-së prej 65%.
Vendi ka raportuar 13,725 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al