“S’largohem, nuk vendosin të tjerët për mua. Doli vetëm emri im për rrogat”

schedule18:18 - 13 Gusht, 2020

schedule 18:18 - 13 Gusht, 2020

Mesut Ozil nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali. Fantazisti turko-gjerman, ka një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm me klubin londinez, teksa nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në gju.

Në një deklaratë të dhënë për The Athletic, 31-vjeçari konfirmon dashurinë për Arsenalin, flet qartë rreth së ardhmes dhe tregon se çfarë e ka mërzitur në momentin që pandemia e koronavirusit bllokoi kampionatet e futbollit.

E dua Arsenalin, edhe pse periudha e fundit ka qenë shumë e vështirë. Do të jap gjithçka nga vetja për këtë klub, nuk kam ndërmend të largohem. Nuk do lejoj që të vendosin të tjerët për të ardhmen time.

E kam treguar në të kaluarën që mund të jem i dobishëm dhe i vlefshëm për skuadrën, do e demonstroj sërish diçka të tillë. Gjërat jo pozitive më bëjnë edhe më të fortë.

Pas bllokimit të futbollit për shkak të pandemisë, doli vetëm emri im nga lojtarët që nuk donin të ulnin rrogat, por nuk isha i vetmi që refuzoi. Drejtuesit e klubit morën një vendim të nxituar“, përfundon fantazisti. /abcnews.al