Skuraj, fshati me histori/ Mulliri i famshëm “Fall” daton që në kohën e Skënderbeut

schedule20:30 - 15 Shkurt, 2025

schedule 20:30 - 15 Shkurt, 2025

Fshati Skuraj në Kurbin, i përzgjedhur edhe si një ndër 100 fshatrat turistik në vendin tonë, ka një histori mjaft interesante.

Kisha e Shën Vlashit ndodhet në shpatin e vargmaleve të Skëndërbeut, aty ku edhe ndodhen rrënojat e shkollës së parë shqipe në vitin 1632.

Në fshatin Gallatë, disa kilometra larg nga Skuraj, ndodhet mulliri i famshëm i quajtur mulliri Fall, ku bluhej falas, një histori që daton që në kohën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.

Më tej këtij fshati, ndodhet Vinjolla, një tjetër fshat me panoramë fantastike dhe histori, ku ndërthuren mjaft bukur malet me luginat dhe lumin e quajtur “Hardhuca”.

Ndonëse jemi në stinën e dimrit, pamja e mrekullueshme e natyrës të shoqëron kudo. Në të dyja anët e rrugës ndodhen malet, në lindje janë vargmalet e Skëndërbeut, ndërsa nga perëndimi ai i fshatit Mali i Bardhë.

Banorët janë larguar, ndërsa ato që kanë qëndruar, thonë se shkak mbetet amortizimi i rrugës.

Në tërë fshatrat, uji është i pijshëm për shkak të burimeve të shumta natyrore. Lumi që përshkon të gjithë fshatrat shfrytëzohet për energjinë në tre HEC-e të vogla dhe për vaditje në arat e fermerëve.

Kërkesa e tyre e vetme është investimi në rikonstruksionin e rrugës, një prioritet në rikthimin e banorëve në vendlindje, për të kthyer këto fshatra drejt zhvillimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!