Skulptori i njohur tregon historinë me Kristaq Ramën: Ishim në tren duke shkuar në Romë

schedule16:22 - 6 Tetor, 2023

schedule 16:22 - 6 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit në “Pas Mesnate” në ABC News, skulptori i mirënjohur, Mumtas Dhrami, ka ndarë dhe një histori me kolegun dhe mikun e tij të ndjerë, Kristaq Ramën.

Ai ka treguar kur shkuan në Romë dhe u mbushën me art të fuqishëm, edhe nga ai momenti i përlotur vendosi të bëjë art kubist. Mirëpo, Rama ia ktheu duke qeshur se mund ta bënte nëse ia dilte dot, pasi në një kohë të tillë nuk ishte i lejueshëm.

“Ka pasur nja dy raste, një herë kanë qene për ato vizatimet që kisha bërë në minierë dhe pata dhe një kohë të një rilindasi bërë në forma kubiste. Atë ma hoqën, e mora e përpunova, tani e kam në studio, e kam bërë dhe në bronz. Ishim bashkë me të ndjerin Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri mbas mbarimit të këtyre monumenteve, na çuan për eksperiencë në Itali dhe në Francë dhe u mbushëm si të thuash me një art të fuqishëm. Edhe kur po ktheheshim, i mërzitur dhe i përlotur, i thash Kristaqit: ‘Do kemi rast t’i shikojmë këto. Kur të kthehemi në Shqipëri do bëj art kubist. Mbërrijmë në ambasadën shqiptare në Romë dhe me tren, historira. Nuk dilnim ne në Shqipëri. Ishte pleniumi i katërt i Komitetit Qendror dhe Kristaqi duke qeshur pasi i pamë, më tha: ‘Bëj art kubist po ta mbajti’”, rrëfeu Dhrami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!