Skuadrat e ish-Jugosllavisë pranë fazës së grupeve në Champions

schedule12:18 - 22 Gusht, 2019

schedule 12:18 - 22 Gusht, 2019

Dy skuadra nga ish-Jugosllavia janë pranë kualifikimit për në fazën e grupeve në Champions. Crvena Zvezda e Serbisë dhe Dinamo e Zagrebit e Kroacisë, hodhën hapin e parë drejt suksesit të madh.

Dikur ishin fuqi e futbollit europian, por duket sikur janë harruar.

Skuadrat nga ish-Jugosllavia e kanë pasur të vështirë të shkëlqenin në Champions, por kjo ndoshta mund të ndryshojë.

Crvena Zvezda, kampione e Serbisë, dhe Dinamo e Zagrebit kampione e Kroacisë, janë më pranë kualifikimit për në fazën e grupeve, pas ndeshjeve të para të plej ofit.

Beogradasit barazuan 2-2 në fushën e Jang Bojsit, rivalit të parvjetshëm të Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës, ndërsa zagrebasit triumfuan 2-0 në fushën e tyre ndaj Rozenborgut të Norvegjisë.

Millosh Degenek dhe Mateo Garsia ishin autorët e golave për Zvezdën në Bernë, duke përmbysur avantazhin e hershëm të zviceranëve, arritur me Rozher Asalenë.

Në minutën e 76-të, Gijom Horo barazoi me penallti për Jang Bojsin që pati dy mundësi të shkëlqyera në fund, por nuk i shfrytëzoi.

Dhjetëra mijë tifozë do ta mbështesin Zvezdën në kthim, në stadiumin “Rajko Mitiç”.

Dinamo e Zagrebit është edhe më pranë grupeve të Championsit, pasi Bruno Petkoviç me penallti dhe Mislav Orshiç shënuan “shpejt e shpejt” në “Maksimir”, ku ishin mbi 25 000 shikues.

Në formacion për kroatëve, edhe kapiteni Arijan Ademi, madje shqiptari i Maqedonisë humbi rast për gol tjetër.

Edhe pse me djem të rinj, “Blutë” treguan cilësi më të lartë se norvegjezët, që gjithashtu mbeten të rrezikshëm. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!