Edon Hasani i dha fund aventurës me Tiranën pak ditë më parë dhe nuk ka humbur kohë të gjejë skuadrën e re.
Mesfushori shkodran shënoi 21 gola në dy sezonet e fundit me bardheblutë, ekip me të cilin fitoi edhe titullin.
Ai është transferuar në Turqi dhe ka zgjedhur të vijojë karrierën me Ankara Keciorengucu, ekip që garon në divizionin e dytë dhe sezonin e fundit e mbylli në vend të tetë.
28-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk, që e ka prezantuar Hasanin si përforcimin më të ri. /abcnews.al