Kastrioti lëviz në merkato. Ermir Rezi është futbollisti më i ri i skuadrës krutane, që ka përforcuar repartin e sulmit. Rezi ka firmosur për një sezon dhe ka nisur menjëherë punën, duke qenë prezent që në seancën e sotme stërvitore të skuadrës.
“Ermir Rezi është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi, ka firmosur ditën e sotme një kontratë që e bën pjesë të Kastriotit për sezonin në vazhdim. Rezi i është bashkuar po sot pjesës tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të pasdites”, shkruhej në njoftimin e Kastriotit./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CF9-VzSARoV/?igshid=h1o70unzgxwq

