Një 49-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete në një bujtinë në fshatin Gjerbës, Skarpar.
Mësohet se francezi ishte akomoduar prej disa ditësh në këtë bujtinë në zonë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi:
Skrapar/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.r.t/abcnews.al