Skopje East Gate, investimi më i madh i një biznesi në Maqedoni

schedule14:25 - 1 Qershor, 2018

schedule 14:25 - 1 Qershor, 2018

Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro që pritet të krijojë mbi 2.000 vende të reja pune u prezantua në Shkup të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Skopje East Gate projekt i  një ndër grupeve private më të medha investuese në rajon, Balfin Grup. Për herë të parë, Grupi Balfin sjell konceptin që bashkon blerje, të jetuarin dhe biznesin në një të vetëm.

Mbrëmjen e së enjtes në Shkup të Maqedonisë është prezantuar projekti i Skopje East Gate, një investim madhor i Balfin Group, në praninë e shumë personaliteteve vendase dhe të huaja, ndër të cilët, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i grupit Balfin, Samir Mane.

Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me komplekse rezidenciale dhe 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi, një qendër tregtare me mbi 250 dyqane me markat më të njohura botërore dhe mbi 2.000 vende të reja pune.

Pas sukesesit me rrjetin më te madh te pajisjeve elektro-shtëpiake në vend Neptun dhe qendrën më të madhe tregtare Skopje City Mall, grupi Balfin vjen me Skopje East Gate. Koncepti i parë i këtij lloji në rajon që do të bashkojë konceptine shoping, të jetuarit dhe të bërit biznes në një të vetëm.

“Skopje East Gate është investimi i përveçëm privat më i madh në Maqedoni që do të krijojë mundësi të mëdha biznesi, do të garantojë një punësim të shkëlqyer, do të forcojë tregtinë, do të tërheqë firmat botërore si dhe do të ofrojë një qasje të re të jetesës në qytet.”

Për realizimin e këtij projekti, Grupi Balfin do të investojë rreth 350 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit do të garantohet përmes financimittë institucioneve financiare lokale dhe ndërkombëtare.

“SkopjeEast Gate është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për Shkupin, por për të gjithë vendin”.

Skopje East Gate planifikohet të ndërtohet në një hapësirë prej 143.000 metrash katrorë, në të cilën do të ngrihen 458.000 metra katror ndërtim.

E ndodhur vetëm dy kilometra nga qendra e qytetit dhe pranë arterieve kryesore rrugore, projekti do të përfshijë një qendër tregtare, segmentin për apartamente banimi si dhe një park zyrash të klasit të lartë. Pritet që e gjithë kjo të sjellë një impuls të mëtejshëm për aktivitetin ekonomik në Shkup, që është në fuqizim e sipër.

Sipas parashikimeve, pritet që Skopje East Gate të vizitohet nga rreth 12 milionë njerëz në vit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!